Talenti maliqar Uerdi Mara shpallet lojtari i muajit në elitën gjeorgjiane
Talenti maliqar, Uerdi Mara, po vijon të shkëlqejë në aventurën e tij në futbollin gjeorgjian, duke marrë një vlerësim tepër të rëndësishëm për paraqitjet e tij të fundit.
Mesfushori shqiptar është shpallur “Lojtari më i Mirë i Muajit” në elitën e futbollit gjeorgjian, një çmim që vjen si rezultat i formës së shkëlqyer dhe performancave mbresëlënëse në javët e fundit.
Me paraqitje të qëndrueshme, ndikim të madh në lojën e skuadrës dhe kontribut të rëndësishëm në rezultate, Mara ka arritur të tërheqë vëmendjen jo vetëm të tifozëve, por edhe të specialistëve të futbollit në Gjeorgji.
Ky vlerësim konfirmon rritjen e vazhdueshme të talentit maliqar, i cili po ndërton me hapa të sigurt karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Forma e tij aktuale është një sinjal pozitiv edhe për të ardhmen, teksa pritet të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjet në vijim.
Ky sukses i Uerdi Marës është gjithashtu një arsye krenarie për Maliqin dhe futbollin shqiptar, pasi një tjetër talent po arrin të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare.
“KORÇA BOOM”
















