top of page

"Tapë" me raki, roja hyn në Sanatoriumin e Korçës, shan stafin dhe godet një person, arrestohet nga policia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 30
  • 1 min read

Një incident raportohet se ka ndodhur në senatoriumin e Korçës. 


Mësohet se roja i sanatoriumit ka qenë në gjendje të dehur kur vetëm pak minuta më parë, është futur në pavion dhe në dhomat e të sëmurëve, ku ka filluar t’i shajë e ofendojë.


Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor, ku edhe me infermierët është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar.


Stafi ka lajmëruar menjëherë policinë cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e rojës në komisariat.


“KORÇA BOOM”



bottom of page