top of page

Te Skënderbeu bëhen gati huazimet...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Te korçarët janë aktualisht 27 futbollistë, kur dihet se në organikë federimi nuk mund të jenë më shumë se 25 futbollistë. Kështu së pari do të ketë disa largime dhe këto do të ndodhin pas ditës së hënë.

Por do të ketë edhe pesë afrime, cka do të thotë se përsëri vendet janë në diskutim dhe për më shumë do të jenë disa futbollistë të rinj por të talentuar që janë nën kontratë që mund dhe do të huazohen.

Nga sa mësohet kjo bëhet për faktin që ata duhet të kenë minuta loje që nesër të jenë gati me rikthimin te Skënderbeu. Numri i atyre që do të huazohen mund të jetë deri te pesë futbollistë, por emrat mbahen sekret nga ana e klubit.

Edhe këto huazime lidhen me faktin se duhet të vijnë pesë futbollistë për të cilët po flitet.



bottom of page