Tefik Osmani “Ylli” që shkëlqeu Korçën, tani po ndriçon Tiranën
- Korca Boom
- Jul 26, 2023
- 2 min read
Padiskutim që duhen faqe e faqe të tëra të flasësh për “Yjet” e Skënderbeut, ose siç jemi mësuar t'i thërrasim legjenda, sepse e meritojnë këtë fjalë për atë që i kanë dhënë futbollit të këtij qyteti.
I tillë është Tefik Osmani, lojtar që nëse do të flasësh për të, do të duhen ditë të tëra, sepse padiskutim që është një ndër “Yjet” më të veçanta, “Yll” që do të mbahet mend gjatë në memorien e çdo korçari dhe jo vetëm.
Te Skënderbeu vite më parë nëse kishte një lojtar që si gjithë të tjerët linte shpirtin në fushë, por që me humorin e tij mbante gjallë Skënderbeun, ai ka një emër Tefik Osmani.
Batutat e tij të shumta përktheheshin me atë që jepte në fushë, sepse edhe ky ishte një lider në prapavijë. Shkëmbi, Lilaj, Vangjeli, Osmani dhe sa të tjerë, janë emblema e emrit të këtij qyteti. Të tjerët kanë dhënë shumë, por këta janë korçarë dhe sigurisht që gjurma e tyre është më e madhe.
Tefik Osmani sot është 38-vjeç. U rrit në klubin “Skënderbeu” dhe në vitin 2002 nga Skënderbeu U-19, kaloi me të rriturit. Më pas karriera e tij është shumë e pasur, pasi ka veshur fanelën e Tomorit, Partizani, Elbasani, për të kaluar jashtë vendit me, Metalurg Z, ku luajti një sezon dhe u rikthye në Shqipëri. Më pas Elbasani, Partizani, Tirana, Teuta, Vllaznia, për tu rikthyer në shtëpinë e tij për 4 sezone, Sënderbeun, nga viti 2014-2018. Kaloi më pas te Teuta dhe e mbylli karrierën te Tirana. Sa shumë karrierë e gjatë me emra ekipesh për Tefikun, lojtarin që kudo ku ka luajtur ka lënë gjurmë të mëdha.
Te Skënderbeu vërtet ishte një “Yll” që shkëlqeu Korçën, ndërkohë që e veçanta është se sot pasi e ka lënë futbollin, ka filluar po ndiçon Tiranën.
Po, po, po ndriçon Tiranën, sepse në rolin e Drejtorit te bardheblutë ka futur armomën e Korçës dhe sigurisht sukseset janë të garantuara, sepse Tefik Osmani i tillë është, djalë i shkëlqyer, drejtues model dhe mban padiskutim mbi supe markën e madhe “Made in Korça”, sepse është më plot gojë dhe e ka për nder që është korçar…




