top of page

Temperatura të larta/ Ja parashikimi i motit për sot, e diel, 1 qershor 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 1
  • 1 min read

Dita e Dielë pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit, me dominim të motit të kthjellët pothuajse në të gjitha zonat.


Në pjesën më të madhe të ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare – e hera-herës edhe më të dendura – do të shfaqen në zonat kodrinore dhe malore në lindje të territorit, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.


Temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare deri në 3 m/s. Në lugina dhe në bregdet priten rritje të lehta të intensitetit, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 4-6 m/s.


Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët që varion nga 1 deri në 2 ballë, duke favorizuar kushtet për lundrim dhe turizëm detar.




“KORÇA BOOM”



bottom of page