top of page

Temperaturat arrijnë deri në 35 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 7
  • 1 min read

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të qarkullimit anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.


Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.


Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1 ballë. 


Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:


në bregdet: 17 / 32 °C,

në vendet e ulëta: 16 / 35 °C,

në vendet malore: 14 / 31 °C.


“KORÇA BOOM”


bottom of page