Tension, konflikti mes tre personave përfundon me të pl*gosur
Një konflikt i ndodhur në rrugën “Hodo Beg” në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e dy personave, njëri prej tyre i dëmtuar me mjet prerës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë një sherri për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi D. A., rreth 41 vjeç. Po ashtu, gjatë konfliktit është dhunuar me grushte edhe shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si shtetasi E. J., 32 vjeç, i cili pas incidentit është larguar nga vendngjarja.
Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet policore janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
KORÇA BOOM”
















