top of page

Teodor Vaso, më shumë se një legjendë futbolli…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 5, 2023
  • 2 min read

Sa shumë kemi folur gjatë këtyre ditëve në lidhje me legjendat që ka qyteti ynë, ndërkohë që e themi me plot gojë se janë aq të shumtë, sa do vite të tëra t’i përmendësh. Jemi vërtet krenarë ne korçarët që kemi aq shumë legjenda, aq shumë “ikona” sa na ka zili gjithë Shqipëria.

Sot do të ndalemi te një legjendë me plot gojë. Teodor Vaso në muajin shtator mbush plot 82-vjeç dhe mjafton ta takosh këtë njeri në rrugët e qytetit, mjafton t’i flasësh, mjafton ta nderosh apo të shkrepësh një foto dhe menjëherë ndjehesh krenar që ke pranë një njeri si Vaso.

Sado të flasësh për Teodorin, sado të shkruash, asnjëherë nuk arrin të shpalosësh gjithë atë që Vaso i ka dhënë futbollit shqiptar. Janë shkruar shumë artikuj, janë dhënë shumë dekorata, apo e kanë nderuar, por prapë për Teodor Vason është pak.

Jemi me fat ne në Korçë që kemi pranë një njeri kaq të madh. Jemi krenarë, sepse kështu na ka bërë vetë Teodori, me këmbët e tij të shtrenjta.

Vaso njihet në Shqipëri si njeriu i madh për atë ndeshje të famshme që zhvilloi ndaj Gjermanisë, por kjo është shumë pak.

Është pak të flasësh sado shumë për Teodor Vason. Sot ai del në rrugët e Korçs njësoj si të tjerët. Dhe, respekti dhe nderi më i madh që i bëjnë, është se e njohin i madh dhe i vogël.

Të gjithë sot përulemi me respekt dhe mirënjohje ndaj Teodor Vasos dhe edhe ne ndjehemi po kaq krenarë ta kujtojmë këtë emër kaq të madh, duke i thënë: Faleminderit profesor për atë ke dhënë në fushat e futbollit…

Vërtet faleminderit Teodor Vaso.

Vaso, Ju jeni vërtet legjëndë dhe jo vetëm kaq, por legjendë që nuk do të harrohesh kurrë dhe je shembulli i frymëzimit për të gjithë ata që duan nesër të bëhen futbollistë.

Mirënjohje nga thellësia e zemrës profesor Teodor Vaso.



bottom of page