Test i dytë miqësor për Devollin, sfidë me Sopotin në fushën e vet
- Aug 22, 2025
- 1 min read
Devolli është duke zhvilluar fazën përgatitore, si në aspektin stërvitor, ashtu edhe në atë të lojës, në kuadër të sezonit të ri. Pjesë e këtij procesi janë edhe ndeshjet miqësore të planifikuara nga stafi teknik.
Pas fitores 3-2 ndaj Skënderbeut U-19 në miqësoren e parë, skuadra e Devollit do të zbresë sërish në fushë këtë të shtunë, ku do të përballet me ekipin e Sopotit. Takimi do të zhvillohet në fushën e Devollit dhe është planifikuar të nisë në orën 17:00.
Kjo ndeshje do të shërbejë si një tjetër test për trajnerin dhe lojtarët në ndërtimin e formacionit ideal dhe në harmonizimin e lojës së skuadrës përpara fillimit të garave zyrtare.
“KORÇA BOOM”
















