top of page

Tifozët i qëndrojnë besnikë Skënderbeut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 31, 2023
  • 1 min read

Në qoftë se në ndeshjen e kaluar kundër Malishevës numri i sportdashësve ishte më i ulët se kundër Dinamos, kemi një ndryshim në ndeshjen kundër Vorës.

Ka pasur një numër të madh tifozësh që realisht janë më besnikët e këtij ekipi. Nga vëzhgimi ynë numri i tyre ishte afërsisht mbi 1000 dhe kjo nuk është pak.

Ndoshta shtimi i numrit lidhet edhe me kohën e freskët të këtyre ditëve në Korçë. Interesimi është, tani duhet që vetë futbollistët të justifikojnë këtë besim që kanë sportdashësit korçarë.




 
 
bottom of page