Tifozët kërrkojnë një minutë heshtje, sot në miqësoren Skënderbeu-Vora...
- Jul 30, 2023
- 1 min read
Janë tifozët e Skënderbeut që sot kërrkojnë me ngulm që përpara startit të ndeshjes miqësore, Skënderbeu-Vora, që do të startojë në orën 19:00 të mbahet 1 minutë heshtje për të respektuar Vaskë Kostai cili po sot u nda papritur nga jeta.
Në rrjetet sociale ka orë të tëra që po propozohet që të mbahet një minutë heshtje dhe nuk ka dyshime që një gjë e tillë do të ndodhë, pasi Vaska, ka qenë miku i të gjithëve dhe jo vetëm tifoz i thekur i Skënderbeut.
Padiskutim që në raste të tilla edhe vetë klubi e ndjen detyrim dhe për Vaskë Kosta sot do të nderohet me një minutë heshtje, në orën 19:00 përpara fillimit të ndeshjes miqësore mes Skënderbeut dhe Vorës.

















