top of page

Tifozët korçarë besojnë se do t’ia dalin, fillojnë parashikimet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 22
  • 1 min read

Ndeshja me Bylisin ditën e diel në Korçë, pritet të vendosë fatin e ekipit të Skënderbeut. Sipas llogarive matematikore, korçarëve u duhet vetëm fitorja, pasi çdo rezultat tjetër është në disfavorin e tyre.


Tifozët korçarë janë shumë besimplotë se do t’ia dalin, duke qenë të gjithë së bashku. Madje, disa prej tyre kanë filluar të bëjnë edhe parashikime për rezultatin.


Juliani: "As që diskutohet fitorja! Të gjithë së bashku do t’ia dalim. Mjafton edhe një 1-0."


Lushi: "Kemi edhe katër ditë kohë për të grumbulluar energji dhe në atë ndeshje do të japim më shumë nga vetja. Kam një parandjenjë se fitojmë 3-0."



Behari: "Më vjen keq ta pranoj, por në këtë ndeshje duhet gjyqtar i huaj. Përndryshe dyshoj shumë."


Avizioni: "Furtunë do të jemi të dielën! Ekipi nuk do të përmbahet, fitojmë 2-0."


Dashnori: "Ndeshje e pastër 3-0! Nuk ka diskutim, fitorja është me ne."


Jani: "Padyshim që do t’ia dalim. Ekipi ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Jemi në elitën e futbollit shqiptar dhe e meritojmë të qëndrojmë në këtë kategori."


Stavri: "Fajin e ka Egnatia, që edhe pse e kishte siguruar vendin e parë, ka luajtur shumë fort. Gjithsesi, ne nuk duam lëmoshë, fitojmë 4-2 ndaj Bylisit!"



“KORÇA BOOM”



bottom of page