Tifozët korçarë kërkojnë “ngushëllim” te Pogradeci!
- Korca Boom
- Apr 29
- 1 min read
Tifozëria korçare do të humbasë mundësinë për të ndjekur ekipin e tyre në Superligë sezonin e ardhshëm, pasi Skënderbeu është rrëzuar një kategori më poshtë dhe nuk do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
Në këtë realitet të hidhur për ta, shpresa dhe vëmendja e tifozëve korçarë është zhvendosur drejt Pogradecit. Ky i fundit ka ende një mundësi për t'u ngjitur në Superligë, për sa kohë që arrin të kalojë edhe pengesën finale që ka përballë, ekipin e Tiranës. Sa reale është kjo mundësi, do të shihet të dielën në ndeshjen vendimtare.
Ajo që bie në sy sot janë komentet e shumta të tifozëve korçarë në rrjetet sociale, të cilët i urojnë sukses ekipit të Pogradecit. Ata shpresojnë që ky të jetë përfaqësuesi i vetëm i Juglindjes në Superligë sezonin e ardhshëm dhe të mbajë gjallë frymën e futbollit në këtë rajon.
“KORÇA BOOM”
