top of page

Tifozët korçarë me thirrje të hapur: "Eja edhe ti në stadium"

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 25
  • 1 min read

Kanë shpërthyer jo vetëm komentet, por edhe thirrjet e tifozëve korçarë në rrjetet sociale për ditën e diel, kur ekipi i Skënderbeut do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Bylisit. Duket qartë se kjo nuk është një ndeshje e zakonshme – luhet për fatin e Superligës.


Nga njëra anë janë futbollistët, tërësisht të përqendruar dhe të përkushtuar në përgatitje, deri në detajet më të vogla, për ta përmbyllur me sukses këtë sfidë. Nga ana tjetër janë tifozët, të cilët bëjnë thirrje për të qenë sa më të shumtë në stadium.


Kryefjala e çdo thirrjeje është: Të jemi të gjithë në stadium dhe të mendojmë vetëm për ekipin! Janë pikërisht ata, tifozët që e përjetojnë çdo ndeshje, çdo emocion të ekipit, ata që japin gjithçka nga shkallët dhe kanë treguar vazhdimisht se nuk janë të paktë.


Besimi është i madh se kjo thirrje nuk do të mbetet vetëm në fjalë, por do të shndërrohet në realitet, me mijëra të pranishëm në stadium. Korça e ka treguar se di të mobilizohet kur ka nevojë, falë tifozëve të zjarrtë dhe sportdashësve që vijnë jo thjesht për të parë një ndeshje, por për të dhënë mbështetjen e tyre.


“KORÇA BOOM”




bottom of page