Tifozët korçarë, por jo vetëm, komentojnë rënien e Skënderbeut
- Korca Boom
- Apr 28
- 1 min read
Shumë të trishtuar kanë qenë të gjithë pas humbjes me Bylisin në Korçë dhe rënies së Skënderbeut në kategorinë e parë. Kjo dukej qartë tek të gjithë ata që kanë përjetuar një moment shumë të vështirë.Por sot, pas 24 orëve, kanë filluar edhe komentet e para dhe, natyrisht, shumë prej tyre do të jenë gjatë ditëve në vazhdim.
Eridoni: Në çdo kampionat ka rënie nga kategoria, nuk është fundi i botës.
Ladi: Realisht, kategoria e parë ka më shumë cilësi. Ai ekip që nuk ka aleatë është i destinuar të bjerë. Kush gjen aleatë, bie.
Lushi: Tani, kur bie në gropë, e rëndësishme është të gjesh forcë për të dalë.
Luani: Është turp që edhe ekipi i Bylisit na ka mundur në një ndeshje të tillë.
Erfan: Kush na e shpjegon se në çdo ndeshje që gjykon Jorgji, ne kemi dalë barazim ose kemi humbur?
Geri: Të gjithë janë fajtorë dhe duhet të tregohen tani të kujdesshëm me rrugën se si do të dalim nga kjo gjendje.
Nikola: Nuk ka justifikime për të thënë se e ka fajin tjetri. Duhet të ishin zgjidhur disa ndeshje me fitore, për të mos lënë asgjë për këtë ndeshje të fundit.
"KORÇA BOOM"
