Tifozët korçarë të irrituar për golin e mohuar të Skënderbeut
- Korca Boom
- Apr 14
- 1 min read
Në qoftë se ka një moment të diskutueshëm te ekipi i Skënderbeut, kjo lidhet me golin që u është anuluar, ose më saktë, një gol fare i diskutueshëm nga gjyqtari Enea Jorgji.
Kjo pasi edhe vetë sistemi VAR nuk ka reaguar, duke mos dhënë asnjë sinjalizim. Më vonë, nëpërmjet pamjeve filmike, duket qartë se topi ka kaluar vijën fatale. Ja çfarë mendojnë tifozët korçarë:
Iliri: Ky ishte gol i pastër, por e çuditshme si u kthye topi në atë mënyrë.
Stefani: Nuk bëhet merak VAR-i se e ha golin Tirana. Atë gol nuk e vendos Jorgji, por anësori dhe sistemi.
Mikeli: Ne e dimë kush është Jorgji, nuk mësuam diçka të re.
Bujari: Mund të ankohemi në Gjykatën e Strasburgut.
Andrea: Enea Jorgji vendosi ndeshjen. I njëjti karakter i treguar edhe më parë.
Bajrami: Përse rrinë gjyqtarët në VAR? Apo vetëm sa marrin rrogën?
Shkëlqimi: Si ngaherë me këta njerëz të federatës… Kur do të shpëtojmë?!
"KORÇA BOOM"