Tifozët qëndrojnë besnik me Skënderbeun
- Korca Boom
- Jun 27, 2023
- 1 min read
Një orë para fillimit të stërvitjes së parë ditën e djeshme me dhjetëra tifozë ishin mbledhur para stadiumit në Korçë, për të parë dhe mësuar se cilët futbollstë do të ishin prezent.
Një kureshtje që edhe mediave u behej prezente me pyetjet, por gjithçka e mësuan në orën 17.00 kur së bashku me ekipin u pozicionuan në shkallët e fushës stërvitore.
Mes rrezeve të forta të diellit ata qëndruan deri në fundt ku natyrisht filluan të komentonin për çdo futbollist që ishte prezent.
Mes tyre është afruar edhe presidenti Ardjan Takaj i cili ka shkëmbyer me ta edhe mendime. Ajo që ka rëndësi lidhet me faktin se tifozët do të jenë në vazhdimësi pjesë morale e ketij ekipi.
