top of page

Tirana fiton ndaj Skënderbeut në një ndeshje të luftuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 29
  • 1 min read

Tirana - Skënderbeu 3-1

(25-21, 25-13, 21-25, 25-17)

Tirana ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion me fitoren edhe në ndeshjen e dytë kundër Skënderbeut. Një Tiranë që e gjeti Skënderbeun në një ditë jo të mirë dhe në një moment shumë të vështirë.


Fillimisht, dëmtimi i organizatores Pencse ndikoi ndjeshëm në lojën e korçarëve. Por sikur të mos mjaftonte kjo, ekipi pësoi edhe një aksident automobilistik, ku u dëmtua pika më e fortë e skuadrës, Mehmeti.


Në këtë ndeshje të dytë, Tirana e pati gjithçka nën kontroll. Seti i parë u fitua 25-21, ndërsa i dyti ishte dukshëm më i lehtë, siç e tregon edhe rezultati përfundimtar 25-13. Seti i tretë ishte më i ekuilibruar, me disa barazime deri në rezultatin 10-10. Ishte momenti më i mirë për korçarët, të cilët kaluan në avantazh 14-16, dhe më pas 20-22. Skënderbeu nuk u ndal dhe e mbylli setin me rezultatin 21-25.


Seti i katërt është i ekulibruar herë udhëheq Tirana dhe më pas edhe Skënderbeu me barazimin e parë 5-5. Blutë luajnë më mirw dhe udhëheqin por barazon Skënderbeu 9-9. Tirana udhëheq më pas 21-15. Tirana mbyll setin e katërt 25-17.


Tani mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e tretë që do të luhet në Korçë. A do të jetë Tirana ajo që do të ngrejë trofeun, apo do të jetë Skënderbeu që do të rihapë garën?


"KORÇA BOOM"



bottom of page