top of page

Tirana-Pogradeci/ Ardian Mema, trajneri i liqenorëve i “dyzuar”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 3
  • 1 min read

Një nga sfidat më të vështira do ta përjetojë këtë fundjavë Ardian Mema, trajneri i Pogradecit, kur të dielën do të luajë një ndeshje vendimtare për fatet e sezonit – pikërisht kundër Tiranës, ekipit të qytetit të tij të lindjes.


Kjo përballje është sa profesionale, aq edhe emocionale për Memën, një tiranas "24 karat", siç njihet nga të gjithë, me një familje që ka qenë historikisht e lidhur me fanellën bardheblu përfshirë edhe vetë atë si lojtar dhe trajner.


Por koha solli që tashmë ai të udhëheqë Pogradecin në një përpjekje për t’u ngjitur në Superligë, dhe për ta bërë këtë, duhet të mundë pikërisht Tiranën, ekipin e zemrës së tij.


Në këtë sfidë, Mema është si humbës, ashtu edhe fitues, në çdo skenar. Nëse Pogradeci ngjitet, është një sukses i jashtëzakonshëm për karrierën e tij. Por nëse Tirana bie nga kategoria, natyrisht që ai ndjen keqardhje. Është një situatë që nuk ndodh shpesh dhe që do ta shënojë këtë sezon si një nga më të veçantët në karrierën e tij.


Por ja, ky është profesionalizmi, kjo është jeta në futboll. Në këtë moment, Mema nuk i bën padrejtësi askujt, përkundrazi, tregon se është një trajner i përkushtuar dhe profesionist karriere.


“KORÇA BOOM”



bottom of page