top of page

Tirana, Skënderbeu, Laçi dhe Bylis bëjnë llogaritë e mbijetesës/ Partizani-Elbasani për vendin e 4-të

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 24
  • 1 min read

Superiorja në fundjavë do të luajë ndeshjet e fundit të sezonit të saj të rregullt. Takime mjaft të rëndësishme janë në program, ku sigurisht vëmendja më e madhe do të jetë te mbijetesa.

Janë plot 4 skuadra që do të luajnë fatet e tyre të të gjithë sezonit në javën e fundit të Superiores.


Kështu Bylis, Skënderbeu, Tirana dhe Laçi do të bëjnë llogaritë mes tyre për “Play-Out” dhe qëndrimin në Superiore, teksa fatkeqësisht, 2 prej tyre do të bien direkt në Kategorinë e Parë.


Ndërkohë një duel interesant do të jetë edhe mes Elbasanit dhe Partizanit për vendin e 4-të në “Final – Four”. Fati i vë përballë në javën e fundit të dyja skuadrat që do të luajnë ndeshjen direkte mes tyre për vendin e 4-të, teksa aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh, 50.


Duelet e tjera do të jenë Dinamo – Tirana në “Elbasan Arena”, Skënderbeu – Bylis në Korçë, Teuta – Egnatia në “Niko Dovana” dhe Vllaznia – Laçi në “Loro Boriçi”. Sfida këto që saktësisht do të luhen ditën e dielë në orën 15:30.

 

JAVA 36 ORA 15:30

Vllaznia – Laçi

Dinamo City – Tirana

Teuta – Egnatia

Skënderbeu – Bylis

Partizani – AF Elbasani



“KORÇA BOOM”



bottom of page