Tjetër fitore për Devollin, fitorja e tretë radhazi në përgatitje
- Aug 31, 2025
- 1 min read
Devolli - Maliqi 2-1
Shënues : Anderson , Ametlli/ Elmazi
Devolli po konfirmon formën e mirë edhe në miqësoret e verës. Këtë herë, ekipi ka arritur një tjetër fitore, duke mposhtur Maliqin me rezultatin 2-1.
Ndeshja nisi me avantazh për vendasit, që kaluan përpara falë golit të Anderson. Maliqi reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin me anë të Elmazit, duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1.
Në fraksionin e dytë, ishte Devolli që dominoi dhe gjeti golin e fitores me anë të Ametlit, duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Ky është suksesi i tretë radhazi për Devollin në ndeshje miqësore, dhe duket se ekipi po ndërtohet me ambicie dhe qartësi për sezonin e ri.
“KORÇA BOOM”
















