top of page

TMERR në lagjen 1 në Korçë/ 41-vjeçari lyhet me benzinë dhe tenton të vetëdigjet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 24
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vetëvrasjen e një shtetasi.


Ditën e djeshme, në lagjen nr.1, Korçë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugë, një shtetas që ishte lyer me benzinë dhe po tentonte të vetëdigjej. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar shtetasin E. A., 42 vjeç, banues në Korçë, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas u dërgua në spital dhe më pas në banesë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.



“KORÇA BOOM”



bottom of page