Trëndafilat që flasin gjuhën e Europës në kuadër të Javës Europiane, Bashkia Pustec
- May 29, 2025
- 1 min read
Trëndafilat që flasin gjuhën e Europës
Në kuadër të Javës Europiane, Bashkia Pustec, në bashkëpunim me Shkollën e Bashkuar “Dy Dëshmorët”, organizoi një aktivitet edukativ dhe simbolik: “Parku i Trëndafilave të Europës”, me mbështetje financiare nga European Union dhe zbatim nga projekti EU4GoodGovernance.
Në këtë ngjarje morën pjesë figura të rëndësishme si:
znj. Christina Wredberg – Drejtuese e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së për Mirëqeverisjen
z. Visar Sylaj – Menaxher Projekti në Agjencinë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore
z. Pali Kolefski – Kryetar i Bashkisë Pustec
si dhe nxënës e mësues të shkollës “Dy Dëshmorët”.
28 trëndafila u mbollën në oborrin e shkollës – nga një për çdo vend anëtar të BE-së dhe një për Shqipërinë si vend kandidat.
“Parku i Trëndafilave të Europës” do të mbetet një simbol i vlerave europiane dhe një hapësirë edukative për brezat që vijnë.
“KORÇA BOOM”



















