top of page

Tradita dhe zhvillimi ecin bashkë në Dardhë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 12
  • 1 min read

Dardha, një nga perlat e turizmit malor në juglindje të vendit, po përfiton një ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturë, për t’iu përgjigjur siç duhet fluksit të vizitorëve dhe nevojave të përditshme të komunitetit.


Rruga hyrëse e fshatit po shtrohet me asfalt, ndërsa në qendër po rivendoset kalldrëmi karakteristik që ruan identitetin dhe hijeshinë tradicionale të zonës.


Punimet po realizohen nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të


Zhvillimit dhe përfshijnë:

5000 metra katrorë asfaltim në rrugën hyrëse

1400 metra katrorë kalldrëm në zemër të fshatit


Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, veçanërisht gjatë dimrit, dhe do ta bëjë Dardhën më të aksesueshme për vizitorët, duke ruajtur vlerat historike dhe kulturore që e bëjnë këtë destinacion të veçantë.


“KORÇA BOOM”


bottom of page