Tragjedi: Djali dyshohet se d*gji nënën dhe xhaxhain, më pas tentoi v*tëvrasjen
- Korca Boom
- Nov 1
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin e Heraklionit në ishullin e Kretës, ku një burrë dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së familjes, duke shkaktuar vdekjen e nënës dhe xhaxhait të tij.
Sipas raportimeve nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në rrugën Halepa, në lagjen Mastaba të Heraklionit. Hetimet paraprake tregojnë se autori i dyshuar, ende i paidentifikuar nga autoritetet, i ka vënë flakën apartamentit ndërsa nëna dhe xhaxhai i tij ndodheshin brenda.
Njëri prej viktimave është gjetur me një qese plastike mbi kokë, ku dyshohet se është mbytur përpara se të digjej, ndërsa trupi tjetër është gjetur në një pjesë tjetër të banesës. Zjarrfikësit kanë raportuar se trupat ishin tërësisht të karbonizuar.
Sipas policisë, nëna e autorit vuante nga probleme shëndetësore dhe nuk mund të ecte, çka e bëri të pamundur daljen e saj nga banesa në momentin e zjarrit. Pas aktit të rëndë, i dyshuari është hedhur nga ballkoni i apartamentit, në një përpjekje për vetëvrasje, por ka mbetur gjallë. Ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike.
Në vendngjarje u mobilizuan 16 zjarrfikës me 4 automjete, të cilët arritën të neutralizojnë zjarrin dhe të nxjerrin trupat e viktimave.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar motivet e këtij akti të rëndë, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia që autori të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal të Heraklionit, i cili e përshkruan familjen si të qetë dhe pa probleme të dukshme më parë.
"KORCA BOOM"



















