top of page

Tragjedi familjare: E reja 25-vjeçare akuzohet për v*asjen e fëmijëve binjakë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 9
  • 2 min read

Updated: Oct 10

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Itali. Një grua 25-vjeçare shqiptare është arrestuar në zonën e Reggio Calabria-s, nën akuzën e vrasjes së fëmijëve të saj binjakë, të cilët i kishte lindur në fshehtësi në muajin korrik të vitit 2024.


Sipas hetimeve të prokurorisë, gruaja dyshohet se i mbyti foshnjat menjëherë pas lindjes, dhe më pas i fshehu trupat në një dollap brenda dhomës së saj, të mbështjellë me një batanije. Zbulimi i tmerrshëm u bë nga nëna e saj, e cila kishte ndjerë një erë të rëndë sapo hyri në dhomë.


Ngjarja ndodhi disa muaj më parë, por hetimet përfunduan vetëm sot, duke nxjerrë në dritë edhe detaje të tjera tronditëse. I fejuari i saj, gjithashtu shtetas shqiptar dhe babai i fëmijëve, akuzohet për bashkëpunim në vrasje, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe ka ndihmuar në kryerjen e krimit. Prokuroria disponon një sërë mesazhesh telefonike që vërtetojnë rolin e tij në ngjarje.

Por ajo që e bën rastin edhe më të rëndë është fakti se, sipas hetimeve, çifti mund të jetë i përfshirë edhe në një vrasje tjetër të një fëmije të tretë, të ndodhur tre vite më parë. Sipas provave të mbledhura, fëmija i tretë dyshohet se u varros në një fushë që i përkiste familjes së nënës, dhe hetimet për gjetjen e trupit të tij janë ende në vijim.


Pas lindjes së fshehtë, gruaja ishte shtruar në spital në Reggio Calabria për shkak të një hemorragjie të rëndë, por kishte mohuar kategorikisht se kishte qenë shtatzënë apo se kishte lindur.


Autoritetet italiane kanë nisur procedurat ligjore ndaj të dyshuarve, ndërsa rasti ka ngritur pyetje serioze mbi sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, si dhe shtyrë reagime të forta nga publiku dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page