Tragjedi në Maliq: 14-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri vuante nga epilepsia dhe kishte gjithashtu probleme shëndetësore të lindura në zemër. Familjarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet mjekësore pasi kanë konstatuar gjendjen e tij, por kur ekipi i urgjencës ka mbërritur në vendngjarje, 14-vjeçari është gjetur i pajetë.
Në banesë ndodhej nëna e tij, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore. I mituri jetonte me të dhe me njerkun, pasi prindërit e tij ishin të divorcuar.
Forcat e policisë kanë mbërritur gjithashtu në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimet paraprake për të dokumentuar rrethanat e rastit. Autoritetet pritet të sqarojnë më tej shkaqet e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















