Trajneri gjerman Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën, synon kualifikimin historik në Botëror dhe Europian
- Korca Boom
- Oct 17
- 1 min read
Franco Foda do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares së Kosovës të paktën deri në fund të vitit 2027.
Trajneri gjerman ka pranuar ofertën e bërë nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët e kanë vlerësuar për punën e bërë deri më tani me ekipin, që aktualisht ndodhet në fazën “play-off” të kualifikueseve për Botërorin 2026.
59-vjeçari kishte deklaruar vetëm disa orë më parë se menaxherët e tij ishin në bisedime me drejtuesit e FFK-së për rinovimin e kontratës.
Sipas marrëveshjes mes palëve, Foda do të qëndrojë në krye të stolit të përfaqësueses deri në dhjetor të vitit 2027.
Nëse Kosova arrin të kualifikohet në fazën finale të Kampionatit Europian, kontrata e tij do të zgjatet automatikisht deri në verën e vitit 2028.
“KORÇA BOOM”



















