top of page

Trajneri Gvozdenoviç niset drejt Durrësit, dy ditë pushimi buzë detit..

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 8, 2023
  • 1 min read

I vetmi që ka udhëtuar qysh mbrëmë dhe ka mbërritur në Durrës është trajneri Ivan Gvozdenoviç. Serbi i stolit të Skënderbeut së bashku me presidentin Ardjan Takaj, kanë udhëtuar drejt qytetit bregdetar.

Mësohet që njëshi i stolit dy ditët e pushimit, sot e nesër do t’i kalojë në Durrës ku do të shfrytëzojë edhe mundësinë për të marrë rreze buzë detit. Në Durrës në resortin “Tropikal” Gvozdenoviç do të zhvillojë edhe takim me presidentin Takaj dhe sigurisht që përpos pushimit do të diskutohet edhe për fundin e merkatos.

Vetëm ditën e enjte disa orë përpara stërvitjes së parë pas rikthimit nga pushimet, Ivan Gvozdenoviç do të marrë rrugën drejt Korçës, për të qenë gati për stërvitje me ekipin.

Duke qenë se ishin vetëm 48 orë pushim, trajneri nuk pati mundësi të udhëtonte drejt Serbisë, vendlindjes së tij dhe prandaj zgjodhi Durrësin për të pushuar.



bottom of page