top of page

Trajneri i dërgon mesazh Frashërit nëpërmjet Prençit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 17, 2023
  • 1 min read

Të shumta kanë qënë komunikimet e trajnerit Gvozdenoviç në drejtim të kapitenit Frashëri, pothuajse gjatë gjithë lojës.

Kanë qënë udhëzime sipas situatave të lojës, por një mesazh i veçantë është dhënë nga trajneri për kapitenin dhe kjo nëpërmjet Prençit pasi trajneri ishte larg dhe nuk mund të komunikonte direkt.

Është dëgjuar se trajneri i ka dhënë mesazhin, që kapiteni duhet të jetë shumë i qetë në lojë, të mos jetë nervoz, madje të mos merret me gjyqtarin.


bottom of page