top of page

Tre futbollistë korçarë kërkohen nga Burreli: Oferta në tryezë, pritet vendimi i lojtarëve

  • Jul 15, 2025
  • 1 min read

Ekipi i Burrelit ka shfaqur interes të madh për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri, duke synuar afrimin e tre futbollistëve cilësorë me origjinë nga Korça. Bëhet fjalë për Paulo Ivanin, i cili mbylli sezonin me Pogradecin, Franko Kapllanin, që ishte pjesë e Devollit, si dhe Ernest Lamellarin, që luajti sezonin e kaluar me Kukësin.


Të tre lojtarët kanë treguar formë të mirë dhe përbëjnë një potencial të rëndësishëm për çdo skuadër të Kategorisë së Parë. Njohja që trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, ka me këta futbollistë ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë afrim të mundshëm. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se oferta zyrtare është dorëzuar dhe tashmë gjithçka mbetet në dorën e vetë futbollistëve.


Nëse pranojnë të bashkohen me Burrelin, ky do të ishte një hap i rëndësishëm për ambiciet e skuadrës matjane në sezonin e ardhshëm, që duket se synon një rol më të madh në kampionat.

“KORÇA BOOM”


bottom of page