Tre futbollistë morën notë të lartë në miqësore. Ja cilët janë…!
- Korca Boom
- Jul 18, 2023
- 1 min read
Skënderbeu dje u paraqit mirë vetëm në 45 minutat e pjesës së parë, ndërkohë që në pjesën e dytë, ndoshta edhe nga ndërimet e shumta që kreu trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe nga rezultati 2-0, bardhekuqtë më shumë u mbrojtën.
Nga ajo që u pa në fushën e lojës në përgjithësi skuadra luajti mirë, por tre lojtarë spikatën në këtë test miqësore. Ata ishin, Dean Liço, kapiteni Erlis Frashëri dhe Markos Ramos.
Dean Liço luajti me grintë në mesin e fushës dhe shpërndau topa në të dy krahët, ndërkohë që duket se është përshtatur mirë në rolin që ka. Jo se dje ishte në 100% të tijin, por në përgjithësi luajti mirë dhe dalloi në fushë.
Kapiteni Erlis Frashëri, si zakonisht bën paraqitje të mira dhe edhe dje zhvilloi një ndeshje ku ra në sy. Si zakonisht është lojtar luftarak dhe bën shumë punë në fushën e lojës për të tijtë.
I treti që spikati ishte qëndërmbrojtësi i sapoardhur në këtë merkato vere, Markos Ramos. Edhe pse në fanelë mbante numrin 44 dhe në mbathje numrin 30, Ramos u duartrokit shumë herë nga tifozët. I saktë me ndërhyrjet e tij dhe duket se do ti bëjë shumë punë Skënderbeut në superligë.
