Tre procedime penale në Maliq: Dhunë në familje, vetëgjyqësi dhe konflikt fizik
- Jul 27, 2025
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve:
E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Sovjan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje;
A. P., 48 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, pasi dyshohet se, në formë vetëgjyqësie, i ka bllokuar rrugën për në banesë një shtetaseje 41-vjeçare;
E. D., 40 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 46-vjeçar, për motive të dobëta.
“KORÇA BOOM”



















