“Tredhëmbësh” i frikshëm në sulm, ja si ndryshon Skënderbeu
- Korca Boom
- Jul 8, 2023
- 1 min read
Nga dita në ditë skuadra korçare po bëhet edhe më e frikshme. Kështu vija sulmuese ndryshe nga herët e tjera, është pika e parë që po mbushet me futbollistë dhe realisht janë lojtarë mjaft të mirë.
Këtë e tregojnë edhe emrat e futbollistëve. Abubahar është ai që korçarët e kanë nga sezoni i kaluar, për të vazhduar me Mensah që do të bashkohet shumë shpejt dhe “qershia mbi tortë” është xhamakjani Fletcher, që shihet si pika e përqëndrimit të sulmit korçar.
Të mos harojmë se në këtë ekip ka disa pika të tjera që e njohin mirë portën, si Liço, Lika, Rashica që do të tregojnë se ky Skënderbe pikën më të fortë do të ketë sulmin.
Tashmë mbetet vetëm fakti që këta lojtarë të lidhen sa më mirë në fushë dhe kjo është detyrë e stafit teknik, ndërkohë që emrat janë dhe edhe tifozët mezi presin ti shohin të gjithë bashkë.
