top of page

Tritol makinës së biznesmenit në Tiranë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 18, 2023
  • 1 min read

Një shpërthim më tritol është regjistruar dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur makinës së një biznesmeni në këtë zonë. Me sa mesoi redaksia e "Korça Boom"autori raportohet se ka qenë i maskuar.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz. Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret, personash të dyshuar.

bottom of page