top of page

Trup i djegur me pranga në makinë, dyshohet të jetë shqiptar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 7
  • 1 min read

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Skourta, Beotia, në Greqi, ku autoritetet kanë gjetur trupin e një burri të djegur brenda një automjeti të shkrumbuar në një fushë të izoluar.


Viktima, e vendosur në sediljen e pasme të makinës, ishte me pranga në duar. Hetuesit dyshojnë se nga momenti i vdekjes kanë kaluar të paktën dy ditë.


Identiteti i viktimës ende nuk është konfirmuar, por burime paraprake nga familjarët dhe policia shprehin dyshimin se mund të jetë një shtetas shqiptar i raportuar i zhdukur rreth 24 orë më parë. Sipas të afërmve, ai kishte lënë banesën për në Vilia disa ditë më parë dhe nuk ishte kthyer, çka i detyroi ata të njoftonin autoritetet për zhdukjen.


Hetimet paraprake tregojnë se automjeti ishte i vjedhur dhe mbante targa të falsifikuara, elemente që ngrejnë dyshime për përfshirje të krimit të organizuar ose për një ekzekutim të paramenduar. Automjetin e zbuloi një gjuetar, i cili njoftoi menjëherë policinë që mbërriti në vendngjarje.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page