top of page

Turistë të shumtë vizitojnë Parkun Kombëtar të Prespës…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 10, 2023
  • 1 min read

Turistë të shumtë janë shfaqur në Prespë në këto muaj të verës dhe ka qenë vetë Administrata e Zonave të Mbrojtura që ka bërë postimin, duke deklaruar që Prespa në këtë periudhë ka vizitorë.

Ja postimi për Prespën:

"Turistë të shumtë vizitojnë Parkun Kombëtar të Prespës gjatë sezonit të verës.

Qëndra e vizitorëve në hyrje të Parkut prej Gushtit do të jetë e hapur çdo ditë prej orës 09:00-16:00.

Pajisja me sinjalistikën informuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe kulturore të PK Prespë do të jetë një pikë e rëndësishme për promovimin e duhur të zonës në shtërbim të turizmit."






bottom of page