Turistët, pse po e braktisin Korçën…!
- Korca Boom
- Jun 17, 2023
- 1 min read
Bie numri i vizitorëve në juglindje, ja arsyet...
Qyteti i Korçës padiskutim që ka qenë ndër vite qyteti me numrin më të madh të vizitorëve, ndërkohë që numri i tyre nga viti në vit ka pësuar një rënie të madhe. Kjo vjen për shkaqe të ndryshme, por këtë më mirë se kushdo tjetër e ndjejnë hotelet dhe bujtinat në qytetin juglindor.
Vetë pronarët e tyre deklarojnë se ka një rënie të madhe këtë vit, pasi edhe prenotimet kanë qenë në numër më të vogël. Të vetmet ditë që turistët vizitojnë masivisht qytetin e Korçës, janë ato ditë që organizohen festa, apo ka evente të ndryshme. Po përse ka rënë numri i vizitorëve në juglindje?
Rënia e ekonomisë në vend ka sjellë së pari që turistë nga kryeqyteti shqiptar të mos vijnë kaq shpesh në këtë qytet. Një tjetër arsye që vërtet është evidente, janë çmimet e shtrenjta, si në hoteleri, por edhe nëpër bujtina. Vetë pronarët e tyre për shkak të ekonomisë kanë rritur çmimet që janë të pëpërballueshme për një pjesë të madhe të turistëve që vijnë nga Shqipëria.
Pritet që edhe në muajt e verës numri të ketë rënie, kjo edhe për shkak se turistët shkojnë më shumë nëpër plazhe dhe tashmë duhen pritur vetëm eventet që të ketë disa ditë të “bardha” edhe për ekonominë korçare.
