top of page

TURP/ Skënderbeu ra në kategorinë e parë. Kush e kishte fajin…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 2 min read

Sot të gjithë në juglindje janë gdhirë më të mërzitur së një ditë më parë. Skënderbeun të gjithë do ta shikojnë tashmë në kategorinë e parë, e thënë ndryshe në kategorinë e të vegjëlve, duke u dorëzuar tashmë pas një sezoni me shumë vuajtje dhe me një fund dramatik.


Skënderbeu nga sot duhet të mendojë për ndeshjet me ekipet e vogla dhe kur askush nuk e priste që do të ndodhte kjo, ja që sot jemi zgjuar pa ëndrra dhe me verdiktin se duhet të pranojmë realitetin e hidhur.


Nëse do ta analizonim dje rënien e Skënderbeut të gjithë do të shfrynim me të madhe, do të bërtisnim me sharrje dhe fyerje, sepse në fakt e meritonin, por sot jemi më të kthjellët dhe mund të flasim më qartë.


E para fjalë që na vjen në mendje dhe duhet tat hemi është, TURP. Vqrtet turp për atë që bënë ata që veshën fanelën e Skënderbeut këtë sezon dhe e çuan situatën deri në këtë pikë. Dje, në momentin dhe kohën e duhur, nuk pamë Skënderbeun e vërtetë. Në vetëm një ndehsje u duhej të luanin lojtarëve bardhekuq dhe një të vetme nuk e bënë ashtu si duhet.

A ka turp më të madh, kur shikojë që ballshiotët luanin sikur të ishin në shtëpinë e tyre dhe Skënderbeut sikur i duhej barazimi. Përse Skënderbeu dje e pranoi në heshtje rënien nga superliga? Po tani çfarë do të thoni?


Nëse ka një pyetje tjetër që zor se do të marrë përgjigje, pasi askush nuk na e do mendja që do e marrë përgjegjësinë është: Kush e ka fajin e rënies së Skënderbeut nga superliga? Mund të vemë gishtin te të gjithë, por sot pak rëndësi ka, Skënderbeun nuk e kemi më mes më të mëdhenjve dhe duhet të presë një vit tjetër për të siguruar sërish ngjitjen.


A ka turp më të madh? Ne prisnim që këtë vit Skënderbeu të bëhej gati për rikthimin e madh edhe në Europë, por ja që papritur Skënderbeu ra nga kategoria e parë. Sa turp!

Turp është pak për këta futbollistë, që nuk e meritonin dje këtë fanelë. Edhe nëse kërkoni falje, vërtet nuk ju falet. E shkelët me këmbë fanelën e Skënderbeut!  


“KORÇA BOOM”



bottom of page