top of page

U çel sot edicioni i ri i Korça ICT Academy & Code for Albania 2025!

  • Jul 14, 2025
  • 1 min read

100 nxënës nga e gjithë Shqipëria, të përzgjedhur për pasionin dhe kuriozitetin e tyre në teknologji dhe inovacion, nisin një udhëtim dyjavor në qytetin tonë. Përkrah tyre janë instruktorë nga Stanford University dhe nga qendra të njohura teknologjike në SHBA e Kanada, që sjellin eksperiencë, dije dhe një frymë ndërkombëtare.


Mbi 80 orë trajnimi praktik, projekte reale, mentorim të dedikuar dhe punë në grup, në një program që nuk mëson vetëm kodim, por ndërton mënyrën si të rinjtë mendojnë, krijojnë dhe bashkëpunojnë.


Ky kamp është shumë më tepër sesa një shkollë verore. Është një investim për të ardhmen, për një brez të ri të aftë, krijues dhe të përgatitur, që do të udhëheqë ndryshimin teknologjik të vendit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page