top of page

U rrëzuan në zonën e Freskut, dërgohen te Trauma dy çiklistët e “Giro d’Italia”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 9
  • 1 min read

Etapa e parë e “Giro d’Italia”, përpos faktit që u finalizuar me një fitues gjatë rrugëtimit nuk munguan as incidentet.


Dy çiklistë në zonën e Freskut në Tiranë, nuk arritën që të finalizonin me sukses garën tyre pasi u rrëzuan. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Mikel Landa dhe 33-vjeçari Geoffrey Bouchard të cilët pas aksidentit mësohet se janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.


Burime për mediat bëjnë me dije se dy çiklistët ndodhen në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


“Giro d’Italia” nisi nga Shqipëria për herë të parë në historinë e çiklizmit. Edicioni i 108-të i këtij turneu kaq të madh dhe prestigjioz nisi ditën e sotme nga Durrësi etapën e parë, e cila përfundoi në Tiranë.


Ndërkohë kujtojmë se Max Peretsen, çiklisti danez arriti që të fitonte etapën e parë nga Durrësi në Tiranë, në këtë garë, i cili përshkoi 160 kilometra rrugë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page