UEFA ndryshon orarin e finales së Champions League
- Aug 28, 2025
- 1 min read
Pak orë para shortit për ndeshjet e Champions League, UEFA ka bërë një njoftim të rëndësishëm për finalen e këtij turneu që do të zhvillohet në Budapest.
Finalja do të fillojë në orën 18:00
Finalja nuk do të nisë më në orën 21:00, siç jemi mësuar, por këtë sezon do të startojë në orën 18:00. Ky ndryshim është bërë për të lehtësuar përdorimin e transportit publik nga tifozët që do të udhëtojnë për të ndjekur sfidën dhe për të mundësuar festime më të gjata pas ndeshjes për ekipin fitues.
Arsyeja e ndryshimit dhe përfitimet për tifozët dhe qytetin
“Ky vendim është marrë për të përmirësuar përvojën e ditës së ndeshjes për tifozët, ekipet dhe qytetet pritëse, duke optimizuar logjistikën dhe operacionet. Qëllimi është që dita e ndeshjes të jetë një eksperiencë e këndshme dhe e aksesueshme për familjet dhe fëmijët.
Për tifozët mysafirë, kjo do të thotë një akses më i mirë në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes, duke siguruar një kthim më të sigurt dhe më ekonomik nga stadiumi. Për qytetet pritëse, kjo do të rrisë ndikimin ekonomik duke i lejuar tifozët të vazhdojnë festimet”, ka njoftuar UEFA.
“KORÇA BOOM”
















