top of page

“Ujqërit” duan rikthimin e Skënderbeut/ Tifozët e presin një orë e më parë në superligë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 1 min read

Nëse ka nga ata që e kanë ndjerë shumë rënien në kategorinë e parë të Skënderbeut, ata janë padyshim tifozët bardhekuq e thënë ndryshe siç edhe njihen, “ujqërit e dëborës”.


Jo më kot kemi sjellë sot këtë foto të fundit nga ndeshja ndaj Bylisit dhe humbja që “dogji” shumë, pasi Skënderbeun tani edhe tifozët do të duhet ta ndjekin në kategorinë e parë.


Vërtet një këqardhje e madhe për këta tifozë fantastikë dhe që i kanë qëndruar dhe i qëndrojnë kaq besnikë Skënderbeut në ditë të mira dhe të këqija.


Pas rënies janë tashmë “ujqërit” që kërkojnë me ngulm rikthimin sa më parë të skuadrës së tyre të zemrës në ligën e të mëdhenjve të futbollit shqiptar. Kërkesa e tyre është që këtë sezon që nis skuadra të ketë vetëm objektivin e rikthimit pa mëdyshjen më të vogël. Ka qenë presidenti Ardjan Takaj që i ka garantuar me fjalët e tij dhe tashmë tifozët presin vetëm të mbahet premtimi.


Vërtet këta tifozë janë fantastikë!


“KORÇA BOOM”



bottom of page