“Ujqërit e dëborës” me koreografinë më të bukur
- Korca Boom
- Jun 24, 2023
- 1 min read
Skënderbeu i viteve kur titujt kampion merrnin rrugën drejt Korçës, ka qenë ndër më të veçantët. Jo vetëm me trofe dhe tituj kampionë, por mbi të gjitha me tifozërinë bardhekuqe. “Ujqërit e dëborës” kanë qenë atje në çdo stadium për të mbështetur skuadrën e tyre.
Një prej koreografive më të veçanta është kjo që po shikoni në këtë foto, koreografi që meriton notën 10-të. Të duam Skënderbeu, kanë thirrur tifozët kudo ku ka luajtur skuadra e tyre e zemrës dhe këta tifozë meritojnë fjalët më të mira.
Por kjo është një e kaluar, ndërkohë që sigurisht jo vetëm Skënderbeu, por edhe tifozët do të rikthehen, sepse Mbreti në fund të fundit është Mbret.
