top of page

“Ujqërit” gati për nesër në startin e superligës ndaj Egnatias…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 25, 2023
  • 1 min read

Me një set fotografik dhe me fjalët që gjithçka është gati për nesër e ka mbyllur faqja zyrtare e KF Skënderbeut, në këto momente postimin e vet, duke deklaruar se Skënderbeu zyrtarisht ka mbyllur edhe përgatitjet anti-Egnatia.

“Ujqërit” tashmë janë gati për sfidën e nesërme dhe sot në orën 10:30, Skënderbeu ka kryer seancën e fundit stërvitore, stërvitje e cila ka zgjatur deri në orën 12:00.

Njoftimi i klubit për këtë mbyllje të seancave stërvitore është:

Ekipi mbyll përgatitjet dhe është gati për ndeshjen ndaj Egnatias.

Bardhekuqtë kanë kryer paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore dhe tashmë bëhet gati për ndeshjen e parë në kampionat, e cila luhet të shtunë në orën 17:00.

Suksese djema…!



bottom of page