“Ujqërit” gati rikthimin, premtojnë mbështetje maksimale për Skënderbeun
- Korca Boom
- Aug 15, 2023
- 1 min read
Skënderbeu rikthehet këtë sezon në superligë, por bashkë me të do të rikthehen edhe “ujqërit e dëborës” në shkallët e stadiumit.
Pa diskutim që tifozëria korçare është një nga më të zjarrtat në Shqipëri dhe e ka mbështetur maksimalisht ekipin në çdo moment. Këtë superligë nga 26 gushti në shkallët e stadiumit pritet të rikthehen edhe “ujqërit”, të cilët kanë premtuar se do të jenë të shumtë në numër, jo vetëm në ndeshjet në shtëpi, por edhe në transfertë.
Skënderbeu do të luajë në shtëpi në javën e dytë ndaj Dinamos, ndeshjen hapëse dhe në atë takim do të duken realisht “ujqërit e dëborës”, por Skënderbeu ka nevojë për mbështetje edhe në transfertë dhe kjp padiskutim që do të ndodhë.
Futbollistët kanë premtuar që do të shikojmë një Skënderbe vërtet të denjë dhe tashmë mbetet radha e tifozërisë për të treguar se skuadra dhe tifozët janë një dhe me misionin për të treguar se Skënderbeu është atje, mes më të mirëve të futbollit shqiptar.
