top of page

“Ujqërit”: Na rikthyet nostalgjinë e Skënderbeut…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 8, 2023
  • 1 min read

Kjo foto që shikoni më poshtë dhe disa fjalë vërtet shumë domethënëse kanë mbërritur në faqen tonë “Korça Boom”. Janë ultrasit e Skënderbeut, të cilët na falenderojnë së pari si portal, duke ju ngjallur edhe njëherë atë besim të madh se Skënderbeu po rikthehet.

Kjo foto është e ultrasve të Sheqerasit, pankartë e cila nuk mungonte në asnjë ndeshje që luante Skënderbeu dhe që është gati të rikthehet edhe njëherë atje në tribunën e stadiumit “Skënderbeu”.

Janë këta “ujqër” që besojnë shumë që skuadra e tyre do të rikthehet, për të qenë atje, ku e ka vendin. Në fakt, ultrasit e kanë ndjekur shumë skuadrën korçare dhe me rikthimin e ekipit të tyre në superligë janë gati të rikthehen sërish.

Vërtet një Bravo e madhe për këta tifozë dhe jo vetëm, pasi janë kudo në të katër anët e vendit. Janë në mbarë botën, sepse Skënderbeu ka qenë vërtet i madh.

Ne gjejmë rastin t’i falenderojmë dhe vërtet merritoni fjalët më të mira, dejma.

Ini të mrekullueshëm…



bottom of page