“Ujqërit” premtojnë spektakël në tribuna ditën e dielë/ Fillon organizimi
- Korca Boom
- Apr 25
- 1 min read
Edhe vetëm dy ditë deri në startin e ndeshjes së të dielës mes Skënderbeut dhe Bylisit, që është vërtet si një finale për të dy ekipet, sidomos për bardhekuqtë që luajnë fatet e gjithë sezonit. Korçarëve u bën punë vetëm fitorja dhe asnjë rezultat tjetër, ndryshe nga ballshiotët që do të luajnë edhe për një barazim.
Interesim të madh ka në qytetin juglindor për këtë ndeshje, interesim që ka filluar tashmë dhe pritet që “Ujqërit” të mbushin si asnjëherë më parë shkallqët e staidumit “Skënderbeu”. Ka qenë klubi që ka hapur dyert për Tribunën C dhe D dhe sigurisht që kjo ka mjaftuar që tifozët tashmë të bëhen gati për të qenë atje, sidomos në Tribunën C, ku edhe nurmi i tifozëve do të jetë më i madh.
Madje mësohet se po përgatiten edhe banederolat enkas për këtë ndeshje, ndërkohë që vazhdojnë dhe thirrjet në qytet që të gjithë të dielë të jenë në stadium, pasi skuadra më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e tifozëve, lojtarit numër 12-të të tyre.
Rreth 5 mijë tifozë pritet të jenë në stadium këtë fundjavë dhe tashmë duhet pritur ora 15:30 e së dielës, orë e cila do të jetë edhe starti i takimit më delikat të kësaj superlige.
Sigurisht që përballë “ujqërve” në tribunë nuk pritet që të kemi ndonjë numër të konsiderueshëm tifozësh nga Ballshi, pasi kjo nuk ka ndodhur më parë, por nuk ka asnjë sinjal deri tani.
Stadiumi “Skënderbeu” mesaduket pas dy ditësh do të jetë i gjithi bardhekuq!
“KORÇA BOOM”
