top of page

Unazat e floririt “zhduken” nga argjendaria – Policia shpall në kërkim gruan 53-vjeçare

  • Jul 27, 2025
  • 1 min read

Policia e Korçës ka filluar procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim shtetasen O. L., 53 vjeçe, banuese në qytetin e Korçës, e dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje të ndodhur në një argjendari lokale.


Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se O. L. ka përfituar nga momenti dhe vëmendja e shpërqendruar e punonjësve për të vjedhur disa unaza floriri me vlerë të konsiderueshme.


Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një argjendarie, ndërsa autoritetet kanë identifikuar të dyshuarën përmes kamerave të sigurisë dhe dëshmive të mbledhura.


Menjëherë pas konstatimit të vjedhjes, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe Policia ka shpallur në kërkim 53-vjeçaren, ndërsa po punon për lokalizimin dhe kapjen e saj. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vlerësimin e dëmit të shkaktuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page