top of page

Universiteti “Fan S. Noli”, dy fitore në Bragë të Portugalisë Mposhtin norevegjezet dhe portugezet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

Përfundoi Kampionati Europian Universitar i Volejbollit i zhvilluar nga data 16-23 korrik në Bragë të Portugalisë, në të cilin Shqipëria u përfaqësua nga volejbollistet e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

Ekipi i Universitetit “Fan S. Noli” zhvilloi 6 ndeshje në këtë kompeticion, nga të cilat fitoi dy dhe humbi katër.

Me rezultatet e fituara në kompeticionet e dy viteve të fundit të zhvilluara nga Federata Evropiane e Sportit Universitar, ekipi i volejbollit të Universitetit tonë në edicionin e ardhshëm do të jetë në vazon e dytë (nga katër gjithsej) në hedhjen e shortit.

Suksese të mëtejshme ekipeve sportive të Universitetit “Fan S. Noli”.

Rezultatet përfundimtare janë

German Sport University Cologne, Germani - “Fan S. Noli” University 3-0;

University of Zagreb, Kroaci - “Fan S. Noli” University 3-0;

Aix-Marseille University - “Fan S. Noli” University 3-1;

University of Bordeaux - “Fan S. Noli” University 3-2;

University of Averio, Portugali - “Fan S. Noli” University 1-3;

Norwegian University of Science - “Fan S. Noli” University 0-3.



bottom of page